Një 18-vjeçar me iniciale M.R. nga fshati Pallaticë e Tetovës është arrestuar pasi dyshohet se ka dërguar e-maile me denoncime të rrejshme për bomba në disa institucione arsimore në Tetovë.
Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se pas kontrollimeve të kryera, të gjitha kërcënimet rezultuan të rreme, ndërsa në shtëpinë e tij janë sekuestruar disa pajisje elektronike dhe ndaj tij do të ngrihet padi penale në bashkëpunim me prokurorin publik.
Sipas informacioneve që ka siguruar TV21, bëhet fjalë për një nxënës të vitit të katër të gjimnazit të Tetovës.










