“E kapën, e kapën Balilin”, kështu ka shkruar me ironi pedagogia e Universitetit të Gjuhë Letërsisë në Tiranë, Dhurata Shehri.
Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për të kërkuarin nga policia Klement Balilin, por Shehri ka përdorur ironinë me policët bashkiakë, të cilët i kanë sekuestruar mallin një shitësi ambulant.
“E kapën, e kapën Balilin, shiste limona e portokalle i maskuar si grua te rruga “Him Kolli” në Tiranë. Këtë rradhë nuk u dekonspirua aksioni. Rroftë policia”.- shkruan Shehri në Facebook.