Kapitol, zgjatet me 15 ditë gjendja e jashtëzakonshme në Washington

Kryebashkiaku i Uashingtonit D.C, Muriel E. Bowser ka firmosur zgjatjen e gjendjes së emergjencës me 15 ditë pas dhunës në godinën Capitol ku ndodhet Kongresi Amerikan.

Vendimi vjen pas trazirave të shumta. Gjendja e jashtëzakonshme konsiston me mbylljen e bizneseve në një orë më të herët, duke mbajtur qytetarët në banesa në rast se ka shtetrrethim si dhe duke u investuar më shumë në sigurinë publike.

Boëser paralajmëroi se ekstremistët që mbështesin Trump-in mund të vijojnë me trazirat, prandaj tashmë gjendja e jashtëzakonshme do të vijojë deri më 21 janar, dhe skadon një ditë pas betimit të Presidentit të ri të SHBA Joe Biden nëse certifikohet në kohë nga Kongresi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu