Karabaku Malor: Forcat armene vazhdojnë të pësojnë humbje të mëdha përballë ushtrisë azerbajxhanase

Raportohet se ushtria e Azerbajxhanit u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave armene, të cilat pavarësisht armëpushimit të deklaruar hapën zjarr natën e kaluar mbi trupat azerbajxhanase në drejtime të ndryshme të frontit dhe ndaj vendbanimeve civile azerbajxhanase.

Një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se luftimet kanë vazhduar kryesisht në drejtim të qyteteve Agdam, Hoxhavend dhe Gubadli të vijës së frontit.

Sipas deklaratës në fjalë në 24 orët e kaluara në pjesë të ndryshme të frontit janë asgjësuar 3 sisteme raketash tip “Grad”, 10 topa artilerie të kalibrave të ndryshëm, 3 kamionë të ngarkuar me municion dhe 5 automjete si dhe janë neutralizuar një numër i madh personeli ushtarak nga radhët e ushtrisë armene.

Gjithashtu raportohet se forcat armene janë detyruar të tërhiqen nga disa zona të frontit duke pësuar humbje në personel dhe pajime ushtarake, dhe se u kanë përfunduar furnizimet me armë, municion dhe ushqime.

Deklarata theksoi se fronti kontrollohet nga ushtria azerbajxhanase.

Kurse në një deklaratë tjetër të saj Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se është rrëzuar edhe një avion tjetër luftarak tip “Su-25” i Armenisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu