Karatistja nga Dibra shpallet kampione në Maqedoni, do merr pjesë në kampionatin Europian në Finlandë

Pjesëtarët e grupit të karatesë “Uraniku” nga Dibra kanë arritur sukses të madh në garat shtetërore për karate në Maqedoninë e Veriut për kategoritë: kadet, junior dhe karatistë të rri deri në moshën 21 vjeçare, shkruan InfoShqip.

Kampionati Shtetëror i mbajtur të dielën në Shkup, kishte karakter kualifikues për në Kampionatin Europian që do të mbahet në muajin Gusht në Finlandë, sqaron për mediat trajneri Durim Paçuku.

Në kampionatin shtetëror për karate në Maqedoninë e Veriut kampione individuale u shpall Era Koxha e cila do jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Europian në Finlandë. Rezultate mjaft të mira arritën edhe pjesëmarrësit e tjerë siç ishin: Sara Duka nënkampione, Genta Sela, Aziz Ramadani, Eldar Luznaku, etj. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu