Karim Benzema kërkon të largohet nga Real Madridi

Shënjestra afatgjate e Arsenalit, Karim Benzema, thuhet se ka kërkuar të largohet nga Real Madridi.

Bazuar në gazetën spanjolle, ‘Diario Gol’, Benzema, i cili ka shënuar 19 gola brenda të gjitha kompeticioneve për ‘Los Blancos’ sezonin e kaluar, ka kërkuar të shitet këtë verë.

29-vjeçari dëshiron të jetë më i pranishëm në fushë dhe duke e marrë parasysh se ka qenë për 1913 minuta gjatë 29 paraqitjeve në La Liga sezonin e kaluar (rreth 66 minuta për çdo paraqitje), ju nuk mund ta fajësoni atë.

Sulmuesi ka qenë në listën e shënjestrave të trajnerit Arsene Wenger që një kohë të gjatë, por duke marrë parasysh tani moshën e tij, interesimi duhet se është zbehur.

Liverpooli dhe Paris Saint Germain raportohet gjithashtu se janë duke vëzhguar situatën e tij./arbresh


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu