Institucionet shëndetësore po punojnë për një zgjidhje të re lidhur me dokumentin që duhet të posedojnë qytetarët gjatë marrjes së shërbimeve mjekësore pasi zgjidhja e tanishme me kartelat elektronike nuk ka dhënë efekte përkundër shpenzimit të rreth 7 milion eurove. Kartelave që u ka skaduar afati janë jashtë përdorimit, por edhe ato që kanë afat nuk kërkohen nga mjekët kështu që qytetarët shërbimet i marrin me librezat e vjetra. As ministria e Shëndetësisë e as Fondi për momentin nuk tregojnë zgjidhjet e mundshme për furnizimin e qytetarëve me një kartelë funksionale përmes të cilës do të mund ti kryenin të gjitha shërbimet mjekësore.
Disa qytetarë të anketuar nga Alsat thonë se asnjëherë nuk e kanë përdorur kartelën elektronike shëndetësore, madje disa as kanë poseduar ndonjëherë kartelë të tillë.
Zgjidhje e re mund të këtë si model sistemin integruar elektronik “Termini Im“, që po ashtu nuk sjellë efektet e pritshme. I njejti po shoqërohet me kritika dhe pakënaqësi të shumta nga ana e qytetarëve.
Kartelat e para elektronike shëndetësore u lëshua në përdorim në vitin 2011 duke zëvendësuar kartonët e kaltër. Qeveria e kaluar për këtë projekt kishte ndarë nga buxheti 7.5 milionë euro. Përkundër kësaj, për marrjen e kartelës elektronike, qytetarët ishin detyruar të paguajnë nga 250 den.
VIDEO:










