Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se nga sot në qytet do të operojnë 100 trotinetë elektrikë me qira, të dedikuar për relacione të shkurtra brenda qytetit.
“✅ Çmimi: 6 denarë për minut
✅ Mosha minimale: 13 vjeç
✅ Shpejtësia maksimale: 25 km/h
✅ Pajisje të detyrueshme: helmetë dhe jelek reflektues në kushte specifike
❌ Të ndaluara: vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni dhe transporti i sendeve
“Me vetëm një aplikacion, qytetarët mund të lëvizin lirshëm dhe në mënyrë të sigurt. Siguria është prioritet,” theksoi Kasami. /INA/