Kasami prezanton aderimet e reja tek Lëvizja Besa (FOTO)

Dihet tashmë edhe data e zgjedhjeve pra 12 Prilli i vitit të ardhshëm do shënojë zgjedhjet parlamentare ku secila parti politike do garojë për të siguruar sa më shumë ulëse në kuvend, shkruan InfoShqip.com

E në këtë periudhë parazgjedhore ku secila parti politike përgaditet që të sjell fytyra sa më të qëndrueshme, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit ka prezantuar sot nga profili i tij zyrtar në Facebook aderime të reja në partinë e tij.

Kasami shkruan: “Orhan Osmani dhe Iler Aliti nga Sllupçani prej sot vendosën që veprimtarinë e tyre politike ta kanalizojnë në Lëvizjen BESA.

Orhani ka punuar si inxhinier i makinerisë në shtetin e Zvicrës dhe ka përfaqësuar Zvicrën në shumë shtete tjera. Ai, si djalë i dëshmorit Remzi Osmani, familjarisht kanë qenë gjithmonë në shërbim të çështjes kombëtare.

Ileri, kontribues i UÇK-së, gjithashtu vjen nga një familje e madhe, e njohur si familje me traditë kombëtare nga Sllupçani. Aderimi i tyre në BESË e bën BESËN më të fortë. Mirë se vini në familjen e madhe të BESATARËVE!

#meBESË.
#KohaPërVeprim.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu