Kasami promovoi Bulevardin e rëndësishëm : Po dëshmojmë se Tetovën e duam çdo ditë, jo vetëm në fushatë

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se Bulevardi “VS BATO” është bërë realitet.

Tani, sipas tij, banorët e Porojit, Xhepçishtit dhe komunës së Tearcës janë më afër Tetovës se kurrë më parë.

“BULEVARDI REALITET!
Ju kujtohen thashethemet e tyre që shpërndanin, “Se e bejmë për zgjedhje”, se “do kryhen zgjedhjet dhe do e lënë”, “veç për foto e bëjnë”?!
Ne kemi dëshmuar se e duam Tetovën çdo ditë, jo vetëm gjatë fushatës. Banorët e Porojit, Xhepçishtit dhe komunës së Tearcës sot janë më afër Tetovës se kurrë më parë!
Jam i lumtur që sonte e promovuam “aeroportin”
, dhe jam akoma më i lumtur se vazhdojmë me projekte po kaq madhështore sa “aeroporti!”
Tetovë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu