Tragjedia e zjarrit ndërtesës 27 katëshe në Londër po merr pasoja katastrofike.
Deri më tani, mediat britanike flasin për rreth 100 të vdekur, ndërkohë që një numër tjetër i madh njeëzish janë të humbur, përcjell Albeu.com.
Edhe për këta të fundit ka pak shpresa se mund të kenë mbijetuar pasi zjarri ishte i furishëm dhe kaploi të gjithë ndërtesën.
Zjarri ra gjatë mëngjesit të djeshëm në një ndërtesë 27 katëshe në Londrën Perëndimore duke i kapur shumicën e banorëve në gjumë.










