Vesel Memedi, Fadil Zendeli, Teuta Bilalli dhe Mirsade Emini – Asani janë katër deputetët aktual që mbajnë siglën e Rilindjes Demokratike Kombëtare, por një pjesë e tyre që kanë origjinën në këtë parti, informon INA.
Vesel Memedi mban vulat e RDK dhe zyrtarisht është kryetar i kësaj partie. Por edhe Fadil Zendeli, deputet i koalicionit “Rilindje me BESË” thotë se atyre u takon RDK, pasi që është një nga themeluesit e saj. Përveç këtyre dy bashkëpunëtorëve të mëparshëm që ishin përkrahë themeluesit Rufi Osmani, RDK është edhe deputetja Teuta Bilalli që ka fituar me listën e Lëvitjes BESA. Ndërsa veç tjerash deputete që buron nga RDK është edhe mjekja Mirsade Emini – Asani, e cila kaloi si deputete e BDI-së, në kohën kur kjo parti kishte gati 20 deputetë.











