Kë e quajti zagarë Ali Ahmeti? Faton Ahmeti sqarohet, Mexhiti thotë se ka frikë nga humbja

Kë e quajti zagarë Ali Ahmeti!?

Një ditë pas Konventës së AKI-së, sekretari i përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti tha se lideri i tyre i quajti zagarë ata që janë përkulur në shërbim të partisë maqedonase në pushtet dhe jo të shqiptarët. Shtoi se me shqiponja i është referuar shqiptarëve.

“Mendoj se e keni keqkuptuar qëndrimin e z.Ali Ahmeti. Kryetari Ahmeti shqiptarëve iu referua si shqiponja, ato fjalë nuk kanë qenë të dedikuara për shqiptarët. Ato fjalë kanë qenë të dedikuara për të gjithë vazalët, të cilët i shërbejnë politikës së VMRO-DPMNE-së… Të bashkëqeverisësh duke pasur mandatin dhe verdiktin e popullit shqiptar dhe të jesh i përzgjedhur i VMRO DPMNE-së si vazal nuk është gjë e njëjtë. Ne kur kemi qenë në bashkëqeverisje me VMRO DPMNE-në kemi përfaqësuar popullin shqiptar dhe ai verdikt ka buruar nga vet votuesi shqiptar”, tha Ahmeti.

Izet Mexhiti nga VLEN tha se fjalimi i Ahmetit bartë pasiguri dhe sipas tij frikë për parandjenjën e humbjes në zgjedhje, si thirrje të fundit nervoze.

“Z. Ahemtin po e frigon humbja që e pret, humbja e fundit që do ta pensionoj dhe dalja në shesh e lobimit të BDI-së dhe Ahmetit për botën serbe. Për hir të së vërtetës kjo nuk është rastësi: Daka Davidoviç prej 80 komunave zgjodhi Tetovën. Kompanitë e kazinove të nëntokës serbe nëpërmjet Aran Grubit i ke gjithandej nëpër vendbanimet shqiptare, flas për Mozzart-Admiral që bazën e kanë në Serbi. Radojçiqi me kreditë e shpejta që ishte protagonisti kryesor i ndarjes së Mitrovicës së Veriut që u largua nga qeveria e Albin Kurtit, u shporr me kreditë e shpejta, vend i ofroi Ministri i Financave nga BDI”, tha Mexhiti.

Përndryshe ky është vetëm fillimi, pasi që kemi edhe 19 ditë nga fushata parazgjedhore. Elektorati është bërë sy e vesh për të dëgjuar ofertat e kandidatëve për përmirësimin e jetesës në vendbanimet e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu