Burak Ozcevit dhe Fahriye Evcen kërkojnë ndihmë nga miqtë për një hall të tyre Para pak ditësh në media u përfol shumë për vendbanimin e ri të aktorit Burak Ozcevit dhe bashkëshortes së tij Fahriye Evcen.
Një vilë katër katëshe me një kopsht të madh e pishinë nuk kishte si të mos binte në sy të mediave . Por tani çifti i njohur turk kanë nevojë për mirëmbajtës.
Vilën e saj luksoze Fahriye si duket e ka të vështirë të lë në duart e personave të panjohur, ajo ka intervistuar 15 kandidat, por nuk ka gjetur të duhurin, andaj aktorja po kërkon ndihmë te miqtë për të gjetur një person të besueshëm që të kujdeset për shtëpinë e saj dhe Burakut.
Haberturk shkruan se problemi më i madh i çiftit Ozcevit është që të gjejnë mirëmbajtësit për shtëpinë e tyre.










