Kënga e radhës nga Luiz Ejlli do të jetë dedikim për nënën

Ditën e djeshme fenomeni, Luiz Ejlli publikoi këngën e radhës si dedikim për partneren e tij, Kiara Tito.

Përmes një Instastory, ai bëri me dije se kënga e radhës do të jetë dedikim për nënën e tij.

“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës. Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”-thotë Luizi.

Aty ishte edhe Kiara, dhe mesaduket lajmet se ajo nuk ka një marrëdhënie të mirë me vjehrrën kanë rënë poshtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu