Vazhdon përkrahja për kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut nga artistë të shumtë dhe personalitete të ndryshme nga gjithë hapësira shqiptare informon InfoShqip.com
Në vijë të kësaj është edhe një zë i njohur i muzikës shqiptare si Hysni Klinaku që është rreshtuar pask kësaj ideje të madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Klinaku si një këngëtar dhe autor këngësh i njohur ka shprehur mbështetjen e tij rreth idesë së BDI-së për kreun e ekzekutivit .
“Të dashur vëllezër e motra që na hapët dyert në kohën më te veshtirë për Kosovën. Historia jonë u ndërtua me gjak. Si kosovar ndjej krenari që në Republikën e Maqedonisë së Veriut u promovua idea e kryeministrit të parë shqiptar.
Ky akt madhor është synim drejt avancimit të lartë shtetëror. Mbështeteni këtë ide dhe me 15 korrik bëjeni realitet ëndrrën tonë të përbashkët!” – është shprehur këngëtari shqiptar.
Klinaku ka bashkëpunuar me këngëtar, kompozitor e poet si: Dueti me Ilir Shaqirin, Albumi me Shkurte Fejzën “Dasma Jonë” (2005), potpuri të ndryshme me shumë këngëtar të estradës për projekte kryesisht festash, Naim Gjoshin (kompozimin e këngës “Sikur të isha” me tekst të Dritëro Agollit), me poetët Lumnije Klinakun (katër albumet e para) dhe Milaim Islamin (në albumin “Një këngë për ty”).
Tani punon si artist i lirë dhe angazhohet në shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore dhe jeton në Prishtinë me gruan e tij Bardhën dhe fëmijët Lumbardhën dhe Lironin.