Këngëtari kumanovar sjell një klip më ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim (VIDEO)

Kritikët e skenës muzikore kanë dërguar  lavdata dhe komplimente të shumta për videoklipin e ri të këngëtarit kumanovar Hevzi Kumanova.

Ai edhe pse punon dhe jeton në Zvicërr, për të realizuar një videoklip ka udhtuar deri në Tiranë, ku në bashkëpunim me ND  film production kanë arritur me mjaftë sukses të realizojnë idenë e tij.

Bëhet fjalë për videoklipin e këngës “Jemi të huaj”, një baladë që përshkruan një dashuri të dështuar mes dy të rinjve, njofton InfoShqip.

Por çka e bënë video klipin aq të veçantë është se në vend të klipeve të rëndomta siç jemi mësuar të shohim, këngëtari kumanovar ka insistuar që kënga të mbulohet nga një video që do të ngjajë në një film të shkurtër, ndërsa në të të luajnë aktorë profesionistë.

Siç thekson vet këngëtari, edhe po mos ta kuptosh gjuhën shqipe, nga klipi do ta kuptosh thelbin dhe porosinë e autorit./InfoShqip.com

Ndiqeni këngën në videon më poshtë:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu