Ish-deputeti dhe këngëtari , Labinot Tahiri -Labi sot u ka bërë thirrje pronarëve të restauranteve dhe estradës që të protestojnë të hënën nga ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” ka thënë se derisa ka tubime e mbledhje, në parlament e qeveri “atëherë as ne nuk përbëjmë rrezik”. Edhe kësaj radhe Labi ka numëruar ndihmat që i ka ofruar gjatë kësaj periudhës së pandemisë.
“Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë! Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, ndërtimtari e biznese te tjera se kane ndal asnjë moment punën.
Të dashur vëllezër, për me ua ndalë gojen shpirtligëve punova 3 muaj në pandemi, me ju tregu qe Labi s’jeton vetem per bo… e vet, por mendon për të gjithë! Dmth. në 30 komuna kemi dërguar ndihma!
Në 5 vende tjera (qytete të trojeve shqiptare mbi 50 mijë euro). Mbi 20.000 nëpër shume vende… nuk e di si kanë me komentu lirinë e shprehjes dhe te drejten time disa kolegë apo qytetarë, kur unë kam fëmijë dhe duhet të i’u dërgojë bukë edhe atyre”, ka shkruar ai.Këngëtari ka bërë të ditur se është i gatshëm për protestë duke kërkuar nga kolegët t’i lajmërohen në “Instagram”.
“Unë jam tani i gatshëm për protestë nëse ju nuk jeni me lajmroni ne instagram, mos keni frik se ju i beni ata të lartë që udheheqin shtetin kush do qoft. Zani i artistit është i rendesishëm.
ESTRADA KOSOVË E SHQIPËRISË SHPËRNDAJENI ME SALLONE DHE TË GJITHË ATA QË JANË DEMTUAR NË KËTO MUAJ! Po ashtu edhe ESTRADA”, ka përfunduar Tahiri.










