Këngëtari shqiptar i ftuari special në ndejën e Prince-Boatengut (FOTO)

Albert Stanaj ka qëndruar në kontinentin evropian.

Ai, fillimisht ishte pjesë e spektaklit të zbulimit të talenteve “The Voice of Albania” ndërsa më pas ka udhëtuar për në Itali.

Stanaj ka qenë mbrëmë i ftuar për të performuar në një event shumë privat të futbollistit KevinPrince Boateng.

Mesfushori i dikurshëm i Milanit, i cilit tashmë luan për Las Palmas, ka zgjedhur shqiptarin për të performuar këngën ‘Romantic’, me të cilën u kurorëzuan vitin e kaluar në ceremoni të ngushtë familjare.

Vlen të theksohet se të pranishëm kanë qenë shumë futbollistë si dhe ylli italian i muzikës, Eros Ramazotti.

Kujtojmë se Stanaj ka kënduar kohë më parë edhe në ndejën e mikut dhe mikeshës, Chris Brown, gjegjësisht Jennifer Lopez.

My boy @Stanaj in town ??

A post shared by @prince09_ on



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu