Këngëtarja shqiptare Dhurata Dora bëri bujë me këngën e saj ”Ayo’ por duket se nuk ka qenë vetëm publiku shqiptar ai që e ka pëlqyer këtë këngë, transmeton InfoShqip.com
Këngëtari i mirënjohur turk Sinan Akcil në bashkëpunim me Serdar Ortaç, kanë nxjerrë në treg hitin e tyre duke ‘kopjuar’ notat muzikore të këngës ‘Ayo’ të kënduar nga Dhurata Dora, si dhe përdorimin e fjalës ‘Ayo’.
Kënga në turqisht ka një titull tjetër, Yüzyılın Aşkı, që do të thotë Dashuria e shekullit.
Nuk dihet nëse këngëtarët vërtet kanë kopjuar këngën shqiptare apo ka qenë një rastësi.
Në vazhdim mund të dëgjoni të dy versionet./InfoShqip.com










