22-vjeçarja Dua Lipa ka rrëfyer se ka përjetuar ndarje të vështirë më të dashurit e saj dhe i ka konsideruar ata si të tmerrshëm dhe manipulues.
Gjithashtu, këngëtarja e suksesshme Lipa ka thënë që ata kanë qenë dhe frymëzim për këngët e saj.
“(Disa) kanë qenë manipulues ndjenjash. Pastaj kam dalë me një tip që asnjëherë nuk hante perime. Thosha: ‘Kjo është e tmerrshme. Po han si një pesëvjeçar. Nuk mundem kështu”, ka treguar ajo për Rolling Stone.
Kënga “Hotter Than Hell” është e frymëzuar nga faqja Tumblr dhe po ashtu nga një ish- i dashur tjetër. “Isha duke përjetuar një ndarje të vështirë. Dikush që më bënte të mendoja se nuk isha e mirë. Mirëpo, kur e shkrova këtë këngë, doja ta bëja të dukej sikur ai nuk arrinte të nxirrte të mirën nga unë. Kënga ishte e mirë, por refreni nuk ishte i duhuri”.










