Kërcënimet ndaj BE, ish-deputeti: Rama ka kohë që flet përçart

Përparim Spahiu, ish-deputet i LSI, ka reaguar pas kërcënimeve të Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se nuk mund të presim BE-në, ndërsa tregoi si tregje alternative ato në Lindjen e Mesme dhe Turqinë. Spahiu shkruan se Edi Rama ka kohë që flet përçart dhe nxjerr gafa nga goja.

E para, nuk “presim” neve BE. BE është aty, ne duhet të plotësojmë kushtet dhe të meritojmë anëtarësimin. Ndaj, nuk “presim” ne BE. E kundërta. BE na pret neve. E dyta, do orientohemi “në Lindje”. Haha. A thua ka frikë BE se Shqipëria e Sulltanit do orientohet drejt lindjes? Po ku kanë shqiptarët projekt tjetër përveç Europës? Nuk kanë. Ku do integrohen, në Azi?

E treta, nuk presim BE, do “eksportojmë në Lindje”.Thua e përmbytëm Europën me eksportet tona dhe tani do ja heqim racionin dhe do ja japim Erdoganit. Dhe Turqia dhe Dubai mezi po presin eksportet tona”, shkruan ish-deputeti Spahiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu