Ndërkohë që ka bërë apel për qetësi në Egje, shefi i diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu nuk i ka kursyer paralajmërimet ndaj Greqisë në një intervistë për mediat turke.
“Ne duam që qetësia të dominojë në Egje dhe Greqia të respektojë marrëveshjet që kemi arritur. Ndërkohë, pretendimet e Greqisë nuk bëjnë dot që të mohohet fakti se kemi ende probleme të pazgjidhura për ishujt”., – tha Çavusoglu duke folur edhe për një kërcënim të bërë nga një politikan grek disa ditë më parë ku kishte thënë se ushtria helene mund të arrijë Ankaranë brenda pak orësh, përcjell Albeu.com.
“Unë nuk kam ide për këtë deklaratë, por mund të them se fluturimi nga njëra anë e Egjeut për në anën tjetër është vetëm disa minuta. Kështu mund të arrihet në Athinë për shembull”., tha ai.
Deklarata në fjalë ka shkaktuar reagime të shumta në Greqi. /albeu