Drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane, Naim Leo Beshiri, është kërcënuar me jetë nga një faqe në ‘Facebook’ që supozohet të jetë e ultra-nacionalistëve serbë, duke u akuzuar për lobim të të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.
Drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane, Naim Leo Beshiri, është kërcënuar me jetë nga një faqe në ‘Facebook’ që supozohet të jetë e ultra-nacionalistëve serbë, duke u akuzuar për të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”.
Një muaj pas një sulmi të organizuar ndaj Beshirit nga anëtarët e Partisë Radikale Serbe, të cilin djali i biri i Vojsllav Sheshelit e quajti “sulm të pa planifikuar”, ai u vu përsëri në shënjestër të nacionalistëve vendas dhe militantëve të partisë serbe në pushtet.
Në një postim me gjuhë të ashpër në këtë faqe në Facebook, e cila ndjeket nga më shumë se tridhjetë mijë njerëz, Beshiri akuzohet se ka punuar kundër shtetit të Serbisë.
Për shkak të kësaj, ai mori kërcënime me eliminim në mesazhet e tij. Siç shkroi kreu i Institutit në Twitter, ai nuk ndihet i sigurt.
“E vetmja gjë që është e vërtetë në lidhje me këtë marrëzi është se unë jam drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane. Disa shkruajnë gënjeshtra me qëllim të përhapjes së urrejtjes dhe nacionalizmit, nuk i verifikojnë ato. Si pasojë, unë marr mesazhe me përmbajtje të bashkangjitur [kërcënime dhe ofendime]. Dhe pastaj, s’kam si të ndihem i sigurt”, ka shkruar Beshiri.
Naim Leo Besiri njihet ndryshe si një kritik i vazhdueshëm i qeverisë serbe. Ai më parë ishte etiketuar nga anëtarët e Partisë Progresive Serbe, si dhe nga anëtarët e Partisë Radikale Serbe.
Jedino što je tačno na ovoj baljezgotni je da sam direktor Instituta za evropske poslove.
Neko đubre piše laži s namerom da širi mržnju i nacionalizam, masa to ne proverava, slaže se ili lajkuje i šeruje, onda dobijam poruke sadržine u prilogu.
I ti se onda osećaj bezbedno. pic.twitter.com/kWZvAbHEVj
— Naim Leo BEŠIRI (@NaimLeoBesiri) May 30, 2021









