Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, ka shokuar amerikanët me një deklaratë lëshuar në një emision mëngjesi në SHBA.
“Le të bëjmë një garë armësh bërthamore, sepse ne do t’ia tejkalonim çdo vendi” , ka thënë Trump në emisionin e mëngjesit në “MSNBC”.
Udhëheqësi republikan ngjalli frikë edhe të enjten, kur i bëri thirrje SHBA-ve në Tëitter që të zgjeronte arsenalin e saj bërthamor, shkruan “The Independent”.
Por sot , kur u pyet nga gazetari për armët nukleare, edhe pse nuk ka përmendur se me kë do të hyjë në garë, tha duhet një “shfaqje force” ku tregohet për fuqinë e armëve nukleare.
Kujtojmë se sot presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij është përgatitur për të përballuar gjithçka me sukses.
Putin i tha këto fjalë gjatë fjalimit tradicional të fundvitit para 1400 gazetarëve.