Sekretari për marrëdhënie me jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje Boiken Abazi është aktivizuar sërish kundër presidentit të vendit Hashim Thaçit.
Ai ka kërkuar mobilizim për ta larguar Thaçin nga posti që ka, duke thënë se ai as nuk duhet dëgjuar e as duruar.
“Thaçi nuk duhet dëgjuar e as duruar. Ai thjesht duhet hequr, me mobilizim” ka shkruar Abazi.
Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kundërshtuar idenë e Thaçit për shkëmbime territoriale duke thënë se kjo nënkupton copëtim të Kosovës.