Kërkohet nga Kuvendi shkarkimi i presidentit Thaçi

Deklarimi publik i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se nuk ka vija të kuqe në dialogun me Serbinë, po vlerësohet si një argument i mjaftueshëm për të iniciuar shkarkimin e tij në Kuvend.

Kështu të paktën vlerëson Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje.Kurteshi në emisionin “Debat Plus” ka thënë se kjo deklaratë e Thaçit do duhej të përfundonte me shkarkimin e tij nga ky post shkruan Gazeta Blic.

“Ai ka thënë se nuk ka asnjë vijë të kuqe me Serbinë, dhe kjo është arsye e mjaftueshme që Kuvendi të inicioj proces për shkarkimin e tij” ka thënë Kurteshi.Ai ka shtuar me tej se është e papranueshme që Kosova të shkojë në këtë fazë të dialogut pa asnjë koncept të shkruar, pas asnjë kërkesë dhe pa transparencë.Kurteshi ka thënë madje se është e kotë të flitet për diçka e cila nuk ndryshohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu