Kërkohet njohja e Kosovës nga Vatikani

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar të shtunën me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovë, Monsinjor Jean-Marie, me të cilin kanë diskutuar për mardhëniet mes dy vendeve, transmeton Gazeta Metro.

Hoxhaj e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Tëitter, ku ka shkruar se Vatkani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, ai theksoi se tani kur Kosova është në përmbyllje të shtetndërtimit, njohja nga Vatikani është e domosdoshme.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”, ka shkruar Hoxhaj./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu