Një burrë indian është rrahur nga dy gratë e tij pasi u përpoq të martohej në mënyrë të paligjshme me një grua të tretë.
Aravind, i njohur si Dinesh, u martua për herë të parë në vitin 2016, por vendosi të martohej fshehurazi me një grua të dytë në fillim të këtij viti.
Sipas “Daily Mail”, ai kishte abuzuar fizikisht të dyja bashkëshortet e tij, duke bërë që të ato të ktheheshin të jetonin me prindërit e tyre.
Kur mësuan për planin e Dinesh për t’u martuar me një grua të tretë ata vendosën të ndërmarrin veprime.
Video nga shteti jugor Indian i Tamil Nadu tregon njërën nga gratë e Dinesh duke vrapuar drejt burrit dhe duke e rrahur me një objekt dore.
Disa momente më vonë, gruaja tjetër e tij futet në veprim dhe gjithashtu fillon të godasë Dinesh.
Më pas ai arrestohet pasi poligamia ishte e jashtëligjshme në Indi në vitin 1956 për të gjithë qytetarët hindu, megjithatë myslimanët ende lejohen ligjërisht të kenë më shaumë se një grua.
VIDEO: