“Kërkoj punë!” Rama të riut në Tropojë: Aty e ke portalin, prej vitesh nuk i marrim infermierët për dore t’i punësojmë

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me të rinj të Tropojës në një nga shkollat e vendit. Nga të rinjtë e pranishëm në sallë, një student i infermierisë i tha kryeministrit se kërkon punë, ndërsa pret që aplikimi i tij në portalin qeveritar të merret parasysh.

Kreu i qeverisë iu përgjigj se punësimi i infermierëve bëhet vetëm përmes portalit, pasi “nuk merret më për bazë miku.” Po ashtu, Rama theksoi se pavarësisht se shumë të diplomuar për infermieri zgjedhin të lënë vendin e të shkojnë në Gjermani, mungesa në burime njerëzore nuk ka në spitale.

“Nuk marrim prej vitesh infermierë për dore që t’i çojmë në punë. Dikur bëhej me parti, me krushqi, me rryshfet. Nuk ndodh më. Bëhet përmes portalit. Nuk kemi mungesë për fat të mirë burimesh njerëzore. Edhe pse ka plot vajza dhe djem që mbarojnë studimet dhe largohen në Gjermani.

Nuk e di për çfarë arsye s’e ke bërë portalin. Kur të bëhet provimi, do marrësh pikët dhe në bazë të tyre mund të marrësh edhe vendin e punës. Sapo të bëhet konkursi, kë bërë gjënë e duhur dhe do hysh në punë patjetër.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu