Këshilltarët e Macron dhe Merkel arrijnë në Prishtinë: Ia kemi sjellur një mesazh të veçantë Albin Kurtit

Emmanuel Bonne, Këshilltari i Presidentit francez, Emmanuel Macron, ka thënë se në Kosovë i kanë sjellur një mesazh të veçant kryeministrit Albin Kurti.

Pak më parë në Prishtinë kanë ‘zbarkuar’ dy emisarë të rëndësishëm europian, që pritet të takohen me Kurtin dhe Presidentin Hashim Thaçi.

“Natyrisht se i kemi sjellë mesazh të veçantë, për këtë arsye kemi ardhur të bisedojmë me të”, ka thënë ai shkurt.

Ndërkaq, pak më parë ka nisur takimi mes kryeministrit Kurti dhe delegacionit franko-gjerman i përbërë nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Ndërkohë, Gazeta Metro nga burimet diplomatike ka mësuar se emisarët Special të Macronit dhe Merkel do të vijnë në Prishtinë për takime me liderët e vendit ku do t’i japin mesazhe të qarta në lidhje me situatën e fundit.

Misioni i tyre ne agjendën e takimeve me Qeverinë e Kurtit dhe liderëve të vendit është zhbllokimi i bisedimeve me Serbi si dhe mbështetja për marrëveshje përfundimtare.

Mesazhi kryesor është heqja e tarifës 100% si dhe shpalosja e qëndrimeve te dy liderëve më me ndikim në BE, Macron dhe Merkel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu