Këshilltari i Thaçit: Plani i Sveçlës nuk u realizua, Pacolli gjumin e bëri në shtëpi, jo në burg

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli gjumin e bëri në Hajvali dhe jo në Qendrën e Parabugrimit, shkruan Gazeta Metro.

Behramaj ka shkruar se ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk ju plotësua plani që kishte për Pacollin, ai nuk u dërgua në burg por në shtëpinë e tij në Hajvali.

Ai ka shkruar se në mungesë të programeve argëtuese, komediani Sveçla po përkujdeset për zbavitjen e qytetarëve.

Postimi i plotë:

“Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjumin e kishte bërë në Hajvali. Jo në Qendrën e Paraburgimit aty afër që e ka, ku U.D. i Ministrit të Brendshëm zotohej se do ta dërgonte, por në shtëpinë e tij.

Në mungesë të programeve argëtuese, komediani Xhelal Sveçla edhe në ditët e fundit në detyrë po përkujdesët për zbavitjen tonë në këtë kohë karantine!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu