Këta janë kandidatët LDK-së për kryeministër?

Avdullah Hoti ministër i financave, Sokol Havolli këshilltar për ekonomi, Kujtim Shala ministër i Kultrës, Rinisë dhe Sportit dhe Arban Abrashi ministër i Punës e Mirëqenies Sociale, janë kandidatët e mundshëm për kryeministër të Kosovës.

Isa Mustafa u ka hapur rrugë proceseve të ndryshimeve politike brenda LDK-së. Deklarimi i tij në tubimin e Degës së LDK në Istog se kandidat i LDK do të jetë një djalë i ri, i përgatitur mirë dhe i aftë të udhëheqë qeverin e ardhshme ka shtuar zërat për emrin e ri të kandidatit për kryeministër.

Nëse bazohemi në deklaratën e liderit Mustafa atëherë “djalë i ri” atëherë njëri prej këtyre djemve të ri mund të jetë kandidat i LDK për kryeministër: Avdullah Hoti ministër i financave, Sokol Havolli këshilltar për ekonomi dhe Arban Abrashi ministër i Punës e Mirëqenies Sociale.

Ministri Avdullah Hoti është emri më i ve[antë në Qeverinë Mustafa. Të gjitha reformat në fushën e financave dhe ekonomisë në Qeverinë e fundit i dedikohen Avdullah Hotit.

Edhe ministri Abrashi do të mbahet në mend si ministri i reformave të sistemit social, fillimit të pagesave për veteranët e U{K, rritja e pensioneve të kategorive të caktuara pensionale etj.

Sokol Havolli ka qenë këshilltar politik i kryeminsitrit Mustafa. /BotaSot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu