Këta janë të rinjtë nga Radishani që u vranë në masakrën e 12 prillit të 2012 pranë Liqenit të Smilkovës. Emrat e tyre janë: Cvetanço Acevski 19 vjeç, Kire Triçkovski 21 vjeç, Aleksandar Nakevski 18 vjeç, Filip Slavkovski 20 vjeç dhe peshkatari 45 vjeçar Borçe Stevkovski nga Cresheva, transmeton INA.
Ky rast njihet si Monstra dhe se për vrasjen u dënuan disa shqiptarë, që u konsiderua si dënim i padrejtë pasi që të dënuarit ishin të pafajshëm dhe nuk kishin gisht në këtë vrasje, për të cilën dyshohet përfshirja e disa zyrtarëve shtetëror. Rasti është marrë në duart e Prokurorisë Speciale, dhe se ajo ka nisur hetimet pasi që disponon materiale që dëshmojnë pafajsinë e të dënuarve./ina










