Ministri seb për punët e Kosovës, Aleksandar Vulin kishte paralajmëruar sot ardhjen e tij për vizitë në Kosovë. Por diçka e tillë nuk iu lejua nga autoritetet kosovare. Ministria e Punëve të Jashtme ia ka ndaluar Vulinit hyrjen në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i Enver Hoxhajt.
“MPJ e Ks ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë Aleksander Vulinit, e cila ishte paraparë të ndodhte sot”, ka thënë Xhemaj.