Boksieri me origjinë çeçene nga Dagistani i Rusisë, Khabib Nurmagomedov mposhti kundërshtarin e tij irlandez, Conor McGregor në finalen e UFC-së, duke mbrojtur kështu statusin e tij kampion në këtë kampionat.
Më poshtë do t’ju rendisim 5 arsyet pse Khabib Nurmagomedov humbi kontrollin pasi fitoi ndaj Connor McGregor.
1. McGregor humbi titujt e tij UFC Para UFC 229
McGregor nuk kishte konkurruar për pothuajse dy vjet (nëntor 2016 në UFC 205). Në mes ishte ndeshja e tij e boksit kundër Mayëeather dhe kthimi i tij ishte vënë në pikëpyetje. Kompania gjithmonë e mbrojti atë, por përballë presionit të pjesës tjetër të luftëtarëve, UFC-ja zgjodhi në prill që t’i hiqte titullin e peshës së lehtë. Ky veprim u mor si mungesë respekti nga ish-kampioni, i cili filloi të lërë mesazhe në rrjetet sociale
2. Sulmi ndaj autobusit të Khabibit
Gjesti i Khabibit ishte i turpshëm, por nuk ishte më e paktë ajo që bëri McGregori. Rusi do të ndeshej për titullin e peshës së lehtë në UFC 223. Irlandezi sulmoi autobusin e Khabibit duke plagosur tre luftëtarë. Kjo ngjarje i kushtoi shërbim në komunitet dhe gjobë.
3. Konferenca e parë për shtyp
Që kur u konfirmua data e përballjes, McGregor e shfrytëzoi kohën përpara ndeshjes për të postuar në rrjetet sociale provokime të ndryshme. Kulmi ishte në konferencën e përbashkët për shtyp. McGregor akuzoi Khabibin se kishte lidhje me oligarkët rusë, sulmoi fenë e tij dhe babanë e tij.
4. Sjellja në konferencë dhe peshim
Vonesa në konferencën për shtyp dhe sjellja e McGregorit në peshim bënë që armiqësia të rritej edhe më shumë. Një provokim në të cilin Khabibi ra, por jo përpara përballjes, por pas saj.
5. McGregor dhe titujt
Në të njëjtën konferencë për shtyp, Khabib sulmoi edhe Dana White, Presidentin e UFC, të cilin ai e qortonte për qëndrimin e tij kur fliste për titujt me të cilët McGregor u shfaq në eventet e mëparshme publike. “Më lëndon që Dana White thotë se McGregor vjen me tituj, por ato tituj janë të Holloway dhe Khabib”, tha ai. Për Khabbin, referencat e vazhdueshme për “titujt e irlandezit” ishin një tjetër shkak për “shpërthimin” e tij. /Gazetametro