Këto janë dy deputetët milionerë të VMRO-DPMNE-së të Gruevskit (FOTO)

Boris Zmejkovski dhe Vasil Pishev janë dy deputetët milionerë të VMRO-DPMNE. Në listat e pasurisë së tyre të publikuar nga Komisioni Antikorrupsion nënvizohet se Zmejkovski ka shtëpi luksoze dhe tre banesa në Shkup, një banesë në Ohër, dhe shtëpi me arë në Kratovë.

Më pas tokë ndërtimore në pesë lokacione që ka një vlerë prej 800 mijë eurove, tokë bujqësore me vlerë 500 mijë euro në Shkup dhe Strugë. Magazinë në Gjinovc me vlerë 305 mijë euro, tokë në Rankovc.

Ai ka dy makina Audi Q7 dhe Q5, Golf 4, Toyota Land Cruiser dhe Seat Leon. Por ka regjistruar edhe mjete tjera si dy motocikleta, kruizer, traktor dhe gjësende tjera.

Pishev ka aksione me një vlerë prej 900 mijë eurove si dhe tokë të patundshme, banesa në Shkup, tokë në Shkup e Gjevgjeli por edhe në Bllagoevgrad./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu