Këto janë gjërat më të çuditshme që ndalohen në Korenë e Veriut

Në vendin komunist të Koresë së Veriut ndalohen disa gjëra që në vendet perëndimore janë të paimagjinueshme.

1- Të konsumosh alkool

Një oficer u ekzekutua në vitin 2013, për mungesë respekti ndaj Kim Jong-il pasi konsumoi alkool gjatë zisë 100-ditore.

2- Të shohësh televizor

Vitin e fundit janë ekzekutuar 80 njerëz për shkak se kanë parë emisione televizive të Koresë së Jugut. Ekzekutimet janë parë nga 10 mijë njerëz, përfshirë dhe fëmijë.

3- Të drejtosh makinën

Vetëm zyrtarët shtetërorë lejohen të kenë një makinë. Vetëm 1 në 100 njerëz ka një makinë në Korenë e Veriut.

4- Të luash muzikë
Asnjë këngë perëndimore nuk lejohet të dëgjohet.

5- Të kesh kontakt me njerëz jashtë vendit
Të telefonosh dikë jashtë Koresë së Veriut mund të të kushtojë jetën. Në vitin 2007 një person u vra në stadium pasi bëri disa telefonata ndërkombëtare.

6- Të japësh mendim
Asnjë opinion nuk lejohet. Kushdo që kritikon regjimin dërgohen në kamp edukimi.

7- Të braktisësh vendin
As mos i mendoni pushimet në Korenë e Jugut.

8- Të besosh
Koreja e Veriut pretendon se ofron liri besimi, por një grua u ekzekutua pasi shpërndau librin e Biblës.

9- Të shohësh porno
Shikimi dhe shitja e pornografisë dënohet me vdekje.

10- Të jesh online
Koreja e Veriut nuk lejon përdorimin e internetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu