Këto janë rrogat që ju presin nëse emigroni në Evropë

Jo vetëm qytetarët e Kosovës po mësyjnë vendet e Evropës për një jetë më të mirë. I gjithë Ballkani Perëndimor është shndërruar në një rajon të migrimit, në kërkim të pagave më të larta. Ndërsa, paga më e lartë për orë pune është në Danimarkë 38.9 euro dhe në Belgjikë, ku ora e punës paguhet për 38 euro.

Sipas Eurostatit, norma mesatare e kompensimit për të punësuarit në Bashkimin Evropian, në fitimet, pagat dhe kontributet sociale të paguara nga punëdhënësi, janë nga 44 euro në zonën e Brukselit dhe Luksemburgut, deri në më pak se katër euro në tre rajone në Bullgari.

Mesatarja e pagës për një orë punë në vendet e BE-së në vitin 2016 ishte 22.8 euro.

Siç përcjell B92, pagesat më të larta për një orë pune kryesisht janë rajonin e kryeqyteteve të shteteve dhe përreth tyre. Këtu bëjnë përjashtim Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Greqia.

Norma mesatare e pagesës për orë pune në Slloveni është 16.1 euro, kurse në Kroaci 8.6 euro. Norma mesatare më e lartë për orë pune është në Danimarkë 38.9 euro dhe në Belgjikë, ku ora e punës paguhet për 38 euro.

Në fund të listës janë Bullgaria me 4.7 dhe Rumania me 5.1 euro në orë.

Në mes të renditjes janë Republika e Irlandës me 28.3, Spanja me 19.4 euro.

Më poshtë po japim pasqyrën e pagës për një orë pune në disa vende të BE-së:

Franca 32.8

Greqia 11.2

Suedia 28.8

Finlanda 30

Portugalia 11

Hungaria 6.9

Sllovakia 9.6

Gjermania 31.3

Austria 29.3

Italia 22.7


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu