Khabib: Më telefonoi Putin, më tha se është krenar me mua (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm në Las Vegas ka ndodhur përleshja më spektakolare në historinë e UFC-së . Ku rusi Khabib Nurmagomedov mposhti irlandezin McGregor dhe u shpall kampioni i ri i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse.

Khabib vetëm disa sekonda pasi detyroi irlandezin që të dorëzohej, kaloi kafazin dhe u drejtua te kampi irlandez duke nisur një përleshje masive. Ai mund të penalizohet, të humbasin rripin, të suspendohet, por edhe mund t’i ndalohet viza hyrëse në SHBA.

Pasi u qetësua situata, Khabib Nurmagomedov u shfaq në një konferencë për shtypi, ku kërkoj falje deri tek Komisioni i Sporteve të Nevadës dhe tek qyteti i Las Vegasit, por nuk i kërkoi falje kundërshtarit. Nurmagomedov gjithashtu u lavdërua se kishte marrë urime nga presidenti i rusisë, Vlladimir Putin, transmeton Alsat.

Mediumet njoftuan për disa ngjarje mes meje dhe Putinit.Ju njoftoj se pak më parë më telefonoi, dhe më tha se ndihet krenar me mua dhe më uroi fitoren”- tha Khabib

Nuk e kuptoj pse njerëzit flasin për mënyrën se si u hodha nga kafazi. MacGregor ka fyer fenë time, ka sharë babain tim. Ai erdhi në Brooklyn dhe pothuajse vrau disa njerëz, pse askush nuk flet për këtë? “- porositi Nurmagomedov.

Khabib u shpall kampion me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Al Iaquinta. Dy sportistët dueluan mëngjesin e sotëm në Brooklyn, në eventin UFC-223, një ndër më të përfolurit e historisë e MMA. Gjyqtarët votuan 50-44, 50-43 dhe 50-43, të tri në favor të rusit, që merr kështu titullin kampion që deri pak kohë më parë e mbante Conor McGregor./alsat-m

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu