Khabib pasi mundi McGregor, nuk priti të festonte por fluturoi, jashtë kafazit duke sulmuar stafin e kundërshtarit.
Pas këtij incidenti kampioniu i botës ka folur në lidhje sulmin e tij, ku ka thënë se stafi një nga stafi i McGregor i kishte ofenduar fenë islame, kombin dhe familjen e tij.
Khabib tregon se ishte pikërisht Dillon Danis të cilin sulmoi nga kafazi, ai që e kishte ofendur që para ndeshjes.
“Dua t’i kërkojë falje Komisionit të Shtetit të Nevadas”, tha Nurmagomedov në një konferencë për media pas ndeshjes.
“Kjo nuk është ana ime më e mirë. Ai foli për fenë, vendin dhe babanë tim. Ai erdhi në Brooklyn, e theu një autobus dhe gati i vrau dy persona. Pra, pse njerëzit po flasin për mua që e kapërceva kafazin? Kam treguar respekt”.
“Ky sport është i respektueshëm. Nuk është sport për të folur broçkulla. Dua ta ndryshoj këtë sport. Nuk mund të flasësh për fetë dhe kombet. Për mua ato janë të rëndësishme”, tha ai. /albeu
Video: