Khamenei, sfidues: Sanksionet amerikane po “i sjellin dobi” Iranit

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit në fillimin e Vitit të Ri të Iranit, udhëheqësi suprem fetar Ayatollah Ali Khamenei pretendon se sanksionet amerikane kanë kontribuar për ta bërë vendin më rezistent dhe u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij për të ruajtur unitetin.

“Të bashkuar, ne po e lëmë pas një vit shumë të vështirë. Unë u jam mirënjohës iranianëve që kanë demonstruar unitet dhe solidaritet. Unë do ta quaj këtë Vit të Ri vitin e rritjes së prodhimit”, tha Khamenei.

Ai pretendon se Irani përfiton nga sanksionet amerikane.

“Sanksionet na kanë bërë të arrijmë vetë-qëndrueshmëri në të gjitha sferat,” tha Ayatollah Khamenei.

Për shkak të pandemisë globale të virusit koronavirusit, pas Kinës dhe Italisë, Irani është vendi i tretë më i prekur me 18,407 infeksione dhe 1.284 vdekje, sipas të dhënave më të fundit.

Megjithëse sistemi shëndetësor iranian nuk ndikohet drejtpërdrejt nga sanksionet e SHBA-së, Teherani ka vështirësi të importojë pajisje mjekësore dhe mallra të tjera, pasi zinxhirët tregtarë shmangin bashkëpunimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu