Kiara i hap zemrën Luizit dhe bën deklaratën e fortë: Këtu kam njohur dashurinë e jetës

Moderatorja Kiara Tito, ka bërë një deklaratë të bukur mbrëmjen e djeshme, në lidhje me marrëdhënien e saj me Luizin, ku të dy konkurrentët e “Big Brother Vip”, kanë performuar gjatë provës javore për një natë kabareje.

Kiara ka hapur zemrën për Luizin, duke e quajtur këtë të fundit “dashurinë e jetës”.

“Këtu jam shumë e lumtur sepse kam njohur dashurinë e jetës sime”, është shprehur ajo.

Në fund, çifti ka shkëmbyer edhe një puthje që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë banorëve, të cilët u dhuruan duartrokitje.

Kiara ka kërkuar që të vendosë duart e saj dhe të Luizit në telajo, si shenjë e dashurisë së tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu