Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi disa detaje nga jeta e saj personale dhe planet për të ardhmen, gjatë një interviste në “Top Albania Radio”.
Në mes të spekulimeve të fundit për një shtatzëni të mundshme të dytë, Kiara u shpreh qartë se aktualisht nuk është në pritje, por nuk e përjashton mundësinë në të ardhmen.
“Ne kemi plane, por është ende herët, sepse kërkon shumë përkushtim,” u shpreh ajo, duke theksuar se dëshiron që vajza e tyre, Luna Mari, të rritet pak më shumë përpara se të mendojnë për një fëmijë tjetër.
Kiara dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, u njohën dhe u lidhën gjatë spektaklit Big Brother VIP Albania 2, ku historia e tyre e dashurisë mori vëmendje të madhe nga publiku.
Sot, ata janë prindër të një vajze dhe vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të ndjekur nga publiku shqiptar.