Kim Jong Un bëhet gati për luftë, nxjerr dhjetra avionë nga hangarët

Koreja e Veriut ka lëvizur avionët ushtarakë në bregun e saj lindor dhe ka rritur ndjeshëm mbrojtjen pasi deklaroi se SHBA ka shpallur luftë.

Kjo lëvizje erdhi pasi Pheniani kërcënoi se do të rrëzojë bombarduesit amerikanë që fluturojnë pranë gadishullit Korean, edhe kur ata nuk janë brenda kufiri i hapësirës ajrore të vendit komunist.

Paralajmërimi erdhi pasi sulmuesit ajror amerikan, “B-1B”, të shoqëruar nga avionë luftarakë fluturuan në lindje të Koresë së Veriut, në një shfaqje force pas një shkëmbimi retorikash midis Donald Trump dhe Kim Jong -un mbi programet bërthamore dhe raketore te Koresë.

Koreja e Veriut deklaroi se komentet e fundit të Trump janë ‘një deklaratë lufte’, raporton ‘The Independent.”

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, “Ri Yong-ho” deklaroi se kërcënimi i presidentit amerikan se regjimi i Kim do të rrëzohej shumë shpejt , ishte deklaratë lufte.

Tensionet janë përshkallëzuar në rajon që kur Koreja e Veriut ka kryer testin e gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor më 3 shtator dhe ka lëshuar dy raketa ballistike mbi Japoninë gjatë muajit të kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu