Kina e ka të gatshëm aeroplanin më të madh amfib në botë, i kërcënon disa territore

Aeroplani më i madh amfib në botë, i prodhuar në Kinë “AG600”, i ka kaluar testet motorike dhe pritet që ta bëjë fluturimin e parë në pjesën e parë të këtij viti, njofton agjencia e lajmeve e Kinës “Xinhua”.
Duke e zbatuar një qasje më muskulore ndaj mosmarrëveshjeve territoriale në vende si kanali i dendur lundrues i Detit të Kinës Jugore, Kina e ka rritur nivelin e hulumtimeve në pajisjet e avancuara dhe të reja ushtarake, duke ia ngritur nervat rajonit të Paqësor-Aziatik dhe Uashingtonit, transmeton Express.

Prodhuesi shtetëror i aeroplanëve, Korporata Industriale e Aviacionit të Kinës, i ka shpenzuar gati tetë vite në zhvillimin e “AG600”, i cili është i dizajnuar që të kryejë misione shpëtimit në det dhe të shuajë zjarre malore. /express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu