Kina raporton numrin më të madh të rasteve me coronavirus, që nga fundi i shpërthimit të Wuhan

Kina raportoi numrin më të madh të infeksioneve vendase me coronavirus në më shumë se katër muaj pasi luftoi kundër shpërthimit në rajonet e saj perëndimore dhe verilindore, duke ngritur frikën e një ringjalljeje serioze.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rritja e rasteve është më e madhja që kur Kina mori masat e para ndaj epidemisë në mars, e cila u përqendrua në Wuhan në provincën Hubei ku virusi u shfaq për herë të parë vitin e kaluar.

Kështu, siç bëhet e ditur, nga 61 infeksione të raportuara të hënën, 57 ishin raste lokale me 41 prej tyre në Xinjiang, ku trajtimi i Kinës ndaj popullatës lokale myslimane ujgure ka qenë nën kritika globale.

Ndërsa pjesa tjetër u gjet në krahinën veri-lindore të Liaoning, me qendër në qytetin e saj Dalian.

Rastet e lidhura me Dalian tashmë janë përhapur në disa qytete në të tre provincat verilindore, si dhe provincën jugore të Fujian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu