Kina ‘tregon dhëmbët’, prezanton avionët më të rrezikshëm luftarakë, ja pse

Forcat ajrore të ushtrisë kineze, kanë prezantuar dronët më të fuqishëm luftarakë që kanë kapacitet të mbartin bomba 2-tonëshe dhe në luftën ajrore mund të konsiderohen si tank-ajror.

Ushtria kineze ka prezantuar dronët më të përparuar të saj të cilat mund të transportojnë bomba 2-tonëshe. Droni i fundit kinez është quajtur “ Shpata e Mprehtë” dhe ai ka arritur të marrë çmimin e dytë të progreseve shkencore dhe teknologjike të këtij viti në Kinë.

Ky është i pari dron i këtij lloji që prodhohet nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.

Thuhet se droni “ Shpata e Mprehtë” do t’i vihet në shërbim ushtrisë kineze deri në vitin 2019 për kryerjen e misioneve të kontrolleve të huaja dhe për objektiva ushtarake.

Sipas “Daily Mail”, duke qenë se programi i qeverisë kineze për prodhimin e dronëve është krejtësisht sekret dhe i fshehtë, rreth këtij droni nuk ka informacione dhe pamje ekzakte. Prodhimi i këtij droni që nga kinezët është quajtur Lijian, konsiderohet një sukses i madh në industrinë ajrore të Kinës./SYRI.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu