Kina zmbrapset para SHBA: Kina e gatshme të bashkërendoj politikën makroekonomike për të stabilizuar tregun

Dy presidentët, ai amerikan dhe ai kinez kishin biseduar për kontestin që e kishin dhe si duket janë përafruar në pikëpamjet e tyre rreth pandemisë dhe si t’i qasen problemit. Presidenti Amerikan, Donald Trump, ishte cinik kur tha se Kina ka kuptuar funksionin e virusit derisa homologu i tij nga Kina, Xi JinPing, ka foilur me tone pajtuese duke thënë janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

Sipas mediave të huaja presidenti kinez Xi Jinping, i tha homologut të tij amerikan se Kina do të ishte e gatshme t’i ofronte mbështetje SHBA-së në trajtimin e shpërthimit të korona virusit , dhe u shpreh se të njëjtit duhet të marrin masa praktike dhe efektive për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e shtetasve kinezë në SHBA.

Jinping shtoi se Kina ishte e gatshme të “forcojë bashkërendimin e politikës makroekonomike për të stabilizuar tregun dhe të sigurojë rritjen”, sipas mediave shtetërore.
“Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë në një nyje të rëndësishme”, raportohet të ketë thënë Jinping.

Ndër tjerash ka shtuar se Kina kishte qenë e hapur dhe transparente rreth pandemisë.

Lidhur me këtë rast edhe presidenti amerikan Donald Trump, përmes një statusi në Twitter ka bërë të ditur se po punon së bashku me Kinën për të luftuar pandeminë.

“Sapo mbarova një bisedë shumë të mirë me presidentin Jinping të Kinës. Diskutuam në detaje të mëdha për korona virusi, i cili po shkatërron pjesë të mëdha të planetit tonë. Kina ka kaluar në shumë gjëra, dhe ka arritur të kuptojë funksionin e virusit”, ka shkruar Trump.

“Ne po punojmë ngushtë së bashku. Respekte!”, ka thënë ai.
Zënka që po vazhdon mes amerikanëve dhe kinezëve që vazhdon që prej 2017’s, arriti kulmin me luftën tregtare fillimisht e me shfaqjen e korona virusit të ri SARS-CoV-2 në Wuhan që u shëndrrua në pandemi globale e po shkatërron edhe ekonominë botërore e jo vetëm jetë njerëzish e që do të ketë pasoja për të mbijetuarit.

Çka ka zemëruar amerikanët aq shumë ishin gënjeshtrat e dala nga zyrat e partisë komuniste kineze që thoshin se virusi ishte shpikur në laboratore ushtarake amerikane dhe ishte lëshuar qëllimisht në Wuhan. Presidenti Amerikan Trump ishte i ashër ndaj Kinës dhe e quante virusi kinez, derisa Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, paraljmëronte se do të ketë pasoja.

Më e rënda dhe e pamohueshme tani është bërë fakti se Kina fillimisht ishte përpjekur të fshehte shkallën e rrezikut duke mos bashkëpunuar me agjenci ndërkombëtare shëndetësore që ka përshkallëzuar përhapjen e sëmundjes në gjithë botën. Për të mbuluar këtë fakt ata kanë nisur një fushatë propagande duke tentuar të shfaqen si lider dhe miq të shteteve në rrezik duke provuar që me ndihma të ruajnë marrëdhëniet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu