Kirurgu shqiptar Ridvan Bajrami që për 27 orë pandërprerë ishte pranë të aksidentuarëve

Kirurgu shqiptar Ridvan Bajrami nga Shkupi është shëndërruar në një mjek hero që 27 orë pandalur dhe pa një sy gjumë ka qenë pranë të plagosurëve në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Shkup – Tetovë, ku nga aksidentimi fatal i një autobusi me udhëtarë humbën jetën 14 veta dhe mbi 30 përfunduan me plagë të rënda.

Një pjesë e madhe të plagosurëve u dërguan për trajtim në spitalin “8 shtatori” apo siç është i njohur spitali ushtarak. Aty tërë stafi u mobilizua, duke përfshirë edhe ata që kishin përfunduar orarin dhe kishin ardhur nga shtëpitë e tyre. Por njëri nga ata që qëndroi në çdo orë në këmbë dhe pranë pacientëve të lënduar është kirurgu Ridvan Bajrami, që ka punuar për më shumë se 27 orë.

“Në punë jemi më shumë se 24 orë. Dje isha kujdestar, shef i ekipit, dhe pas orës 4 janë lajmëruar nga Ndihma e shpejt se ka ndodhur një fatkeqësi. Menjëherë jemi organizuar dhe kemi lajmëruar edhe ekipet e tjera. Një pjesë e kolegëve vullnetarisht kanë ardhur. Humaniteti i personelit, mjekëve dhe administratës ka qenë në nivelin më të lartë”, thotë Bajrami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu